Sulioti-Dias-Kreksi edhe miqe te Dodones PEllazge.
Ju lutem ta sjellim ketu temen e Dodones.
Alfeko lerja moderatoreve ta vendosin drejtimin e temave. Ka nje teme te hapur apostafat per Dodonen. Postimet hulumtuese duhet te vazhdojne aty. Kjo u hap thjesht per materialin e Perikli Ikonomit.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
shume tema jane hapur per nje qellim te caktuar--edhe do vazhdojn te hapen.por shpesh nuk i permbahen qellimit.
nuk pata per qellim te beja detyren e moderatorit --se nuk i kame aspak aftesit edhe e pranoj--por desha te thoja ate qe thashe "te flasesh per dicka pa nje histori mbi supe".kaq thjesht.
Poseidoni Hyu i jetės
Poseidoni(Pujisėsi i Dodonit,bujisėsi i Dodonit,bujitje ose pujitje ėshtė dukuria qė i shfaqet syrit nė buzėt e burimit tė ujit , qė vjen nga thellėsia e tokės ) i biri i Kronit dhe Reas , vėllai i Zeusit dhe Hadit dhe hyjnia kryesore ne panteonin pellazg Olimp -Dodone .Pasi rėzuan nga froni tė atin Kronin ,tre vėllezėrit Zeusi ,Poseidoni dhe Hadhesi ndan pushtetin.Poseidoni qe i dyti, me i rendėsishmi , pas Zeusit e midis hyjnive. I takoi tė qe i gjithėpushtetshmi i deteve dhe ujrave , nė tė shkuarėn ky qe atributi mė i qėnėsishėm i Kronit . Ai shfaqet nga thellėsia e tokės si burim i ujit jetėdhėnės ,por qė njėherazi ėshtė lėnda kryesose e trupėzimit tė gjithėēkaje qė ekziston nė planetin tone.Poseidoni ėshtė kuptuar si Hyjnia pėrgjegjės i lėngut tė jetės ,ujit, nė planet.Ai identifikohet Hyjnia e rrjedhjes dhe e qarkullimit te vazhdueshėm ,i qetesise dhe i furisė maramendėse ,i paparashikueshmėrisė dhe i mistershmėrisė. Bujar dhe mirėtor .jetėmbajtes dhe ndėshkues pėr kėdo qė se nderoi , dhe pėr njė ēast e pėrbuzi ,ky ėshtė i Miri , Poseidoni, pėr detar ,peshkatar, buzalumas e bregadetas..Tė gjithė tė lashtėt e pranojnė se Poseidonin e adhuronin mė sė tepėrmi Ilirėt dhe Epiriotėt pellazg.
Simboli i tij , i qėnėsishėm,ėshtė cfurku tridhėmbėsh , skeptri me tė cilin ai mbante fortė ujin e detit pas tokės dhe kapej lehtė pas ēdo sendi ,njė symbol ky qė haset dhe si skepter , edhe pse nė minjaturė , qė mbahej nė dorėn e djathtė edhe prej Faraonėve. Nuk do shumė ta kuptosh mendėsine e tė lashtėve ,qė mendonin se Poseidoni e mbante tė pashkėputur ujin me tokėn me ndihmėn e tridhėmbėshit sepse me sa duket ata e kishin provuar se tridhėmbėshi qe mjeti mė efikas pėr tė fiksuar diēka pas tokės.Kėshtu,edhe ne ,fare thjeshtė duam tė besojmė se Poseidonit i ėshtė atribuar mveshur, misteri i pashkėpuetshmėrisė tė ujit nga toka ,pra ėshtė njė pėrpjekje pararendese pėr tė spjeguar tė vėrtetėn e tėrheqjes sė gravitacionit, dhe pse jo , kjo tė qe mėnyra mė e saktė e spjegimit tė lidhjes sė ujit me tokėn prej tė lashtėve..Kėtu mendoj se e ka bazėn dhe pėrfytyrimi i pandarė i Poseidonit nga skeptri tridhėmbėsh i tij. Simboli tjetėr kuptimplotė pėr Posejdonin ėshtė delfini njeridashės dhe udhėrėfyes . Delfini(qė spjegohet me bashkimin e dy foljeve te shqipes del – hin, ashtu si shfaqet delfini vertet ne det) ėshtė qėnia mė e adhuruar e ujrave te Jonit.Kush i ka njohur nga afėr kėto qėnie ėshtė mrekulluar prej humanizmit dhe fisnikėrise se tyre Si te njerėzit delfinėt e kanė shumė tė zhvilluar tiparin e komunikimit tingėllor .Detajonasit e adhuronin ketė krijesė,dhe jo pak prej tyre kishin provuar mirėsine e kėtyre krijesave .
Detajonasit jo vetėm sė lashti , por edhe sot besojnė se Ata janė lajmėsit e tė Mirit tė Jonit. Tė lashtėt besonin se Poseidoni kishte seline nė Jon tė kaltėrpraruarin me 145 ditė tė bukura me diell ,qė pėrshėndritet edhe nė mot tė keq nga shkrepėtimat e malit tė Ēikės(mali I Vetėtimave) . Pse ata zgjodhėn pikėrisht Jonin .A e dinin vallė ata qė thellėsia maksimale e deteve tė tė gjithė Mesdheut prej 5121 m ndodhet pikėrisht nė jug tė detit Jon. Kėtė tė vėrtetė befasuese e dinin vetėm ata tė lashtė qė ishin tė lidhur ngushtėsisht me detin dhe ja dinin mirė ēdo tė fshehtė a mister tė tij. Detajonatit dhe Adriatikasit ia njohin karakterin hyjnisė sė deteve tė tyre .Ata e duan atė , si tė afėrmin e tyre, dhe nuk e ndajnė nga jeta e tyre, sepse e besonin dhe e nderonin Poseidonin si hyjninė e jetės.Ai pėrkujdesej pėr ta qė nga kroni(Burimi)deri nė det ku ai kishte seline .Poseidonin e falnin ne gjithė siujdhesėn e Hemit(Ballkan) nga bjeshkėt e thella ku nisin rrjedhėn lumenjtė e deri ne detin Jon dhe Adriatik Adhurimin pėr Poseidonin e gjejmė nė dėshmi arkeologjke pėr gjatė vijės bregdetare nga grykėderdhja e lumit Drin nė veri deri nė grykėderdhjen e lumit tė Bardhė(Akelou tė lashtė) (Aspropotamo) ne jug Nuk ėshtėn rastėsi, qė nė kėtė gjatėsi kilomertike (Iliro _Epiriote) gjenden: Tempuj pėr Poseidon (Shkodėr ,Apoloni, Antigonea, Foinika, Athamania); Mbishkrime pėr Poseidonin mbi rasa guri (Salari e sipėrme, Leshnjė, Kamēist, rrethi Tepelenė); qytet nė Sarandė(Poseidi).
Interes paraqet dhe simboli i sakrificės pėr Poseidonin , qė qe njė Dem i badhė qė njėherazi ka qėnė edhe simbol i Epidamnit mitik, qė kish pėrfunduar sė ndėrtuari mė 627 para krishtit (Durrėsi antik) dhe qė pėr totemė tė tij mendohet ta ketė pasur kokėn e kėtij demi hyjnor .Kėtė fakt e bėnė tė besueshėm etimologjia e emrit Epi- Damn . Ēdo studiues i vemendshėm do tė dallonte dy fjalėshin Epi (Kokė,E epėrmja ) dhe Damn( Damaz ).Demi i padlirur i bardhė (qė edhe sot po tė haste besohet si fatsjellės dhe ogur mire) duhet t’i jetė bllatuar Poseidonit nga qytetarėt e Epidamnit . Kjo duhet tė jetė edhe arėsyeja , pse nga durrėsakėt autokton festohet mė 22 qershor njė festė pagane ,qė e njohin si festa e detit. Sipas disa rrėfenjave , kėta adhurues te Poseidonit , Epidamnasit e lashtė kishin mbret Epidamnin qė kishte njė vajzė te bukur tė quajtur Melisa ,e cila e adhuronte detin. Poseidoni mahnitej me kėtė krijesė tė bukur qe nė verė lodronte nė valet e Addriatikut e u dashurua pas saj . Me tė pati edhe njė djalė, Dyrrahun Ky pinjoll hyjnor do ti ndėronte emrin e qytetit tė gjyshit tė tij,nga Epidamn nė Dyrrah.(Kėtė gjė na e rrefenė Apiani shek II, i cili shkruan : “….Dyrrahu ,tė cilin e konsiderojnė(vendasit) se rrjedh nga Poseidoni qė ,ndėrtoi pranė qytetit njė liman dhe i dha emrin Dyrrah “Nuk ėshtė e rastit qė dhe nė Egjipt ,mė 297 p.e.r.PTOLEMEU II molos i kushtoi Poseidonit njė shtatore mbi 6 m. tė lartė ,njė vepėr arti e SOSTRATIT tė KNIDIT , qė u vendos nė majė tė Farit tė Aleksandrisė ,njėrės prej 7 mrekullive tė botės antike .
Pashkėputshmėria e detit me tokėn ka intriguar misterin e dėshirės sė Poseidonit mė Demetrėn .Ėshtė fakt se jashtė ujit atij ia rrėmbenin fuqitė retė dhe stuhitė, kėshtu qė ai,pėrjetėsisht do ta vuante pamundėsinė e takimeve dashurore tė destinuara tė mos ndodhin kurrėme Demetrėn qė e adhuronte .Kaq e zjarrtė qe ndjenja pėr tė sa nė brigjet shkėmbore tė Tragjasi ,ku ai dėshironte ta takonte Atė ēdo ditė , nė mėnyrė tė mistershme , nėpėrmjet tė ēarave ,qė vinin nga thellėsia e detit, i dhuronte asaj kristalet e kripės tragase.Kjo mrekulli,qė tė mahnit , vazdon sot e gjithėdita si pėr tė treguar pafundėsinė e ndjenjės se Poseidonit pėr Demetrėn .Tragasasit e lashtė kėtė dhuratė tė Poseidonit ,ajo qė i jep shije jetės e shpėrndanė nė tėrė siujdhesėn e Hemit(Ballkanit) e mė pas nė tėrė Europėn e mė gjėrė..Ēelja e pranverės ,shkrirjja e dėborave ,shirat e stinės ,bollėku i prurjeve tė burrimeve dhe tė lumenjėve ,ndėrimi i ujrave tė fjetura te dimrit ndėr dete ,i japin mundėsi mbretit tė tyre Poseidonit vetėm ta pėrqafojė Demetrėn me velin e ujtė .
Qe krijuesi i gjallesave te nėnujit ,veēmas njihet si krijues i kalit .Posejdoni goditi me sfurkun tridhėmbėsh shkumėn nga doli –Skibias(Skifias) kali i pare.Nga shkumba e valėve doli kali i pare kėtej mendohet ta ketė prejardhjen dhe emri i lumit Shkumbin(Genusi).
Nė luftėn e Trojės Poseidoni merr anėn e trojanėve. Zėmėrohet nė kulm me akejtė qė kanė vėnė ne veshtirėsi Trojanėt ,duke uturruar ….
E, beftė rrjedh ai nga malet
Gjurmėve tė tij hyjnore
Derdhen pėrrenjė pyjeve e maleve
Kater galope Egjeun e mbrin
E thellė zhytet nė detin e kristaltė
Te seli e motshme shkėlqimartė
Mbren me ngut kuajt patkoj bakėrtė
Tė shpejt si era krifartėt ēajnė detin
Ngjesh pėr vete gjerdanin e arte
Nė dorėn e majtė tridhėmbėshin e artė mban
E mbi koēi mire vend po ze
E vrullshėm hidhet pėrmbi dallgė
Peshq e bisha lodrojnė gėzueshem
Nėn hijen e hyut mbi dallgė
I hareshėm deti udhėn ia hap tė kalojė
Iliada 23
Bashkė me Apolonin dhe Aiakun(Ai- akun) ndėrtuan muret e Trojės . Pelazgu qe biri i Poseidonit me Larisėn .Poseidoni qe jo vetėm ati i Auosit(Vjosės).por edhe i tė 18 lumenjeve tė tjerė,bijėt e tij , qė derdhen nė detet Adriatik ,Jon,Egje dhe nė Detin e Zi nėpėrmjet Danubit. Duke nisur nga skaji jugor , nė ujrat e tė birit , Akelout hyjnor (Akellos,Aspropotamos,lumi i Bardhė) Tetisi pagėzoi tė birin e saj Akil hyjnorin e mė pas rrjedh Arahti(Arahtos,qė tė le tė kuptosh qė rrjedh nga malet) ; Luri (Luros); Akeroni(Ėshtė kė roni),Aheros afėr Pargės;Thyami (Ēami,Kallamas;Bistrica (Syri I kaltėr dhe shumė syresh tė vegjėl qė derdhen nė Jon pėrgjat Rivjerės deri nė Karaburun,
Aty ku Joni takon me Adriatikun ,qė pėrball Shėngjinit me Neapolin arrin thellėsinė 1585 m.E mė tej vazhdon Aosi(Vjosa dhe Drino);Semani ,meEordaikun (Devollin)dhe Aspi(Osumi);Shkumbini (Genus);Erzeni (burimet e Shėngjergjit);Ishmi (Tėrkuzi dhe lumi i Drojit);Ardaksani (Mati dhe Fani);Drili (Drini i Bardhė dhe i Zi);Buni (Buna)
Poseidoni i ēon ujė dhe Detit tė Zi nėpėrmjet Danubit, me Drinėn dhe Moravėn nė veri.Deti Egje pi ujin e Vardarit ,Vistricės dhe tė Pinos.
Konfigurimi gjeografik i tėtė kėtyre lumenjėve ,si njė piktogramė hidrografike , nga burimi deri ne grykėderdhje , krijon imazhin e njė kupe 5 kėndėshe tė stėrmadhe me fundkonik nė grykėderdhjen e Akelout nė jugė qė zgjeron bazėn drejt veriut ,nė verilindje Selaniku deri nė pikėtakimin e meridianit 22,5 oo me Danubin dhe nė veriperėndim nė vijėn Akelou ishulli i Sazanit deri nė pikėtakimin e meridianit 19.oo me Danubin .Krijohet kėshtu imazhi i njė kupe gjigande e denjė pėr tu kujdesur nga njė hyjni si Posejdoni.,andaj po e quaj thjeshtė Kupa e Poseidonit. Burimet e kėtyre lumenjėve , qė rrjedhin pandalimisht , shpien ēdo ditė ujė tė fresket nė detet Jon , Adriatik , Egje dhe Detin e Zi e formojnė , pėrbashkėsinė e kupės jetėdhėnėse tė Poseionit .Kjo piktogramė pėrbėhet nga njė rrjet i dendur lumenjsh qė arrin njė gjatėsi 60323 km.
Pjertėsia mesatare e gjithė kėtij territori ėshtė 28%.Rezervat ujore tė Kupės jetėdhėnėse tė Poseidonit,qe pėrfshinė Shqipėrinė,Malin e ZI,Serbinė ,Kosovėn ,Maqedoninė ,Bullgarinė dhe Greqinė nė kuadratin gjeografik Veri (paraleli 45oo)Jugė(Paraleli 38.5oo)Perėndim (Meridiani 19oo) dhe nė Lindje (meridiani 22.5oo) e matur sipas gjeo-hidrografėve me vėllim mesatar tė prurjeve te lumenjve nė km3 ėshtė: Shqipėri 41,2;Serbi,Kosovė,Maqedoni sė bashku 126,Greqi 67,3,Bullgari 17,9 ,pra vėllimi mesatar pėr tė gjithė kėtė rrjet hidrik ėshtė 252,4 km 3 ( kur Suedia dhe Islanda sė bashku e kanė 263,8 Km 3)Lumenjtė e Kupės sė Posejdonit 31% tė ushqimit tė tyre e kanė nga ujrat nėntokėsore qė do tė thotė 78.2 km 3 ujė. Mbulesa e gjelbėrt karakteristike nga 400 deri 1250 m mbi nivelin e detit ėshtė Dushkaja (Klimaksi) nė shumėllojshmėrinė e saj(Bunga, Shparthi, Bungėbuta ,Qarri, Valanidhi, Bulgėri,Ilqja ) ,si dhe ahishte,pishnaja dhe bredhnajat etj qė natyrisht ėshtė dhe filtri natyror i pa zėvendėsueshėm i ujrave tė ndotura mbitokėsore. .Kjo mbulesė e gjelbėrt (ajo e dushkajės) favorizon bashkėjetesėn edhe rritjen e njė shumėllojshmėrie tejet tė konsiderueshme bimėsie tjetėr e qė dallohet pėr cilėsinė e bimėsisė eterovajore ,mjekėsore etjerė.
Interesi pėr bimėt dhe rrėnjėt mjekėsore ėshtė tejet i lashtė , dhe pėr mė tepėr hobin pėr njohjen e bimėve e kanė pasur edhe mbretėr si Mbreti Genti i Ilirisė tė cilit i atribohet dhe zbulimi i vlerave kurative tė Gentianės. Nė Pesėkendėshin grykėderdhja e Akelout(Aspropotamo)lumi i Bardhė,Selanik (Thesaloniqi), Ohėr ,Shkumbin Vlorė (Aulonė ,A – Uli – Onė; A Ylli Jonė) biologėt njoftojnė te kenė numėruar rreth 3200 llojė bimėsh dhe prej tyre rreth 386 lule dhe rrėnjė mjeksore njė shumėlushmėri mahnitese ,qė banoret e kėtyra krahinave nė veēanti gratė i pėrdorin qė sė lashti nė praktika shėruese me mjaft sukses ,i edhe sot e gjithė ditėn , e qė pėr kėtė arėsye , pa hezitim do ta quajmė shėronjėtorja e POSEIDONIT.
Adhurimi i tė lashtėve pėr Poseidonit ėshtė transmetuar ndėr gjithė ballkanasit edhe si mesazh hyjnor jetėmbrojtės Misteri i Kupės sė Posejdonit ka detyruar gjithkėnd,anekėnd kėtij areali ,pėr ta bekuar dhe ruajtur ujin dhe mburojėn e gjelbėr tė tij nė emėr tė jetės. Askush nuk ka guxuar te matet me Poseidonin ,nga qė me guximtarėt, nė jetė tė jetėve ,e kanė pėrjetuar fatalisht fuqinė e hyjnisė sė Ujrave dhe tė Detit . Por ėshtė edhe mjė fakt tjetėr ,shumėkuptimplotė. Poseidoni na kujton ujin : si pėbėrėsi ,si lėnda mė e qėnėsishme ;si 70% e gjendjes nė cilėn do gjallesė a dukuri e jetės , qė ekziston nė tokė , nė tė gjithė shumėllojshmėrinė e shfaqjes sė saj.Nė ciklin e jetės, Poseidoni ,si personifikim i ujit ,ėshtė lėnda kryesose e trupėzimit tė gjithėēkaje qė ekziston nė planetin tone.Uji, si pėrbėrės i gjithēkaje ,qė ripėrtėrihet e jeton nė planetin tone, ėshtė elementi pėrbashkuese i mistershėm, qė realizon qarkullimin e e lėndės organike ,qė u siguron harmoninė e sigurine e jetės ,zhvillim dhe jetėgjatėsi tė gjitha llojeve tė gjallesave.Adhurimi pėr Poseidonin nė kėtė kuptim , nuk qėnka thjeshtė njėdjenjė dhe besim pagan,mistik , por ėshtė thirrje e ndėrgjegjes ,njė kujtesė pėr tė Mirin e cilėsisė sė jetės.
Ai u martua me Amfitrian motra e madhe e Titonit Oqean, si pėr tė treguar zgjerimin e pushtetit tė tij drejt Oqeanit
27 qershor 2006
Stavri Trako
DREJTOR I SHKOLLĖS H O R I Z O N T
T I R A N Ė
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 04-02-2009 mė 19:29
Hadhesi (Ha-dhe-s)
Reliefi i Hadhesit(Ha dhe si ) v 100 Para krishtit
Hades
Hadesi ėshtė djali i madh i kronit dhe velleai i Zeusit dhe i Poseidonit te cileve u ra pergjegjesia te drejtonin boten .Si hyjnia e plotefuqishme e nentokes ai perfytyrohej nga te lashtet me nje skepter me dy maja dhe me nje celes ne dore Pėr nder tė tij njerėzit ndėrtuan shumė tempuj ,nga mė rtė pėrmendurit ėshtė ai i Elides qė hapej njė herė nė vit dhe ku mund tė hynin vetėtm orakujt e Hadit e askush tjetėr .Riti tradicional i lutjeve pėr Hadin qe gjunjėzimi dhe rrahja me shuplakė tė duarve tė tokės Flija me e preferuar e kėsaj hyjnije qė demi i zi Tempujt e Hadesit qarkoheshin me Qiparisa dhe nėpėr oborre mbilleshin lule narcisi .Pushteti i tre ,ai i nentokes me i mistershmi dhe me pak i eksploruar(njiheshin shume pak metale) iu dorezua Hadesit. Hadhesi (Hadi ose Plutoni) mori nje te treten e pushtetit te Kronit dhe i takoi te qe i plotefuqishmi i nentokes se pasur ne minerale por te erret dhe te frikshme ,per kete aresye asnje nga hyjneshat nuk pranonin te jetonin me te . Persefoni ,e bija e Demetres dhe e Zeusit ,qe e perzgjedhura e tij ,te cilen e rrembeu .
Rembimi i Persefonit
Ajo ishte personifikimi . i nente muajve te begate te tokes (pranvere - vere-vjeshte ). Te lashtet kish kuptuar dukurine e ndrimit te stineve si blerim,lulezim e begati qe vinte nga toka dhe qe i rikthehej asaj kur mbaronte cikli i prodhimit.Dukurite e natyres i nderonte edhe vet Zeusi.Kur, Demetra iu ankua per te bijen u gjet nje zgjidhje, qe perkonte me dukurine .Zeusi vendosi tja kthente te bijen ,Demetres me kusht qe ajo,Persefoni, te mos kishte ngrene ndonje frut gjate kohes qe ndodhej ne Had.Persefoni kishte ngrene disa kokrra shege keshtu qe Zeusi vendosi qe ajo te rrikthehej tek e jema vetem per nente muaj ,pikerisht ne pranvere ,vere dhe vjeshte dhe vetem tre muajte e tjere te rrinte me te shoqin ne Had. Hadi ka patur dy imazhe perfytyrimi nder te lashtet. I pari ai i mbretit te nentokes se mistershme ku kish filluar eksplorimi(kujtojme bakrin ,hekurin,ari, dhe perdorimin e tyre per qellime praktike jetesore , shkembimi,zbukurimi a mbrojtjeje prandaj Hadesi ,apo Plutoni, perfytyrohej si pasur por i verber (tash per tash ka te pakten 102 elemente te identifikuar nga kimia).U deshen te pakten rreth 30 shekuj te zbulohej ,te shfrytezohej, por dhe te perllogaritej afersisht e tere kjo pasuri e mbreterise se nentokes se Hadesit.
Por te lashtet nuk dyshonin qe Hadi qe edhe vendi i prehjes sė pėrjetshme i gjithkujt qė ka ardhur njė herė nė jetė dhe qė sido herėt apo vonė do tė zbriste pėt tė mos u kthyer mė dhe .ku gjen strehim nė nje mbreteri e stermadhe tė shpirtrave tė tė vdekurve qe sipas tyre ndodhej ne nje ishull matan Oqeanit,ne perendim i mbuluar nga erresira e perjetshme Nė fushat e Elizeut shpirtėrat e drejtė kalonin jetėn e tyre tė amshueshme ,nė thellėsi ndodhej Tartari ku mėkatarėt vuanin dėnimet e amshushme nė fushat e Asfodelit ku hijet vuanin ne pikėllim e ndėr tė shumtėt, aty ndhohej dhe hija e Akil zė madhit nė Ereb ishte selia mbretėrore e e Hadit ku sėbashku me Persefonen sundonin shpirtėrat nė kolegjin e gjyqit tė Thanatos qė ndihmohej nga djemt e Zeusit gjykatėsit: Minos ,Radamant dhe Eaku.Herret ,hyjneshat e errėta tė cilat nė fushėbeteja u thithnin gjakun tė vrarėve ,Empuza e tmerrshme u sillte fatėkeqėsi njerėzve nė udhėkryqe,Lamia e vrazhdė e cila vriste fėmijtė nėnave nė gjumė,
Hekata
Hekata tripamore(Selena (Hėna),Artemisa (E pyjeve dhe e Lindjeve ) ,Kibela (ndonjėherė dhe si Persefona )Sunduese e qenieve tė pėrbindėshme dhe magjistėrėve .Njė trini hyjneshash tė madhėrishme qė shquhen pėr mencuri qenė dhe inspiruese tė magjistarėve .Hekata nga mbrojtėse e rinisė u shndėrrua nė sundimtare tė magjive dhr tė mrekullive Gjatė netėve tė erreta bredhė nėpėr botė e shoqėruar nga tufa e qenėve dhe fantazmave nėpėr udhė e udhėkryqe.Pėr tu mbrojtur prej saj njerėzit mbajnė trupore tė shuguruara dhe hajmali nė formė tė shtyllave tė cilat vendoseshin nėpėr venbanime perpara dyerve ose nė udhėkryqe.Nė pjedestalin e shtatoreve tė saj duhej qė secili qė kishte mundėsi ekonomike tė vendoste ditėn e fundit tė muajit ushqime qė te varfėrit tė shkoni pėr tė gėzuar nė Gostinė e Hekatės. e cila sundonte mbi pėrbindėshin Hipnos .hyjnia e gjumit tė rremė i papėrballueshėm nga njerėz e hyjni.
`Ėshtė e natyrshme qe pėr njerėzit kjo perandori e Hadit tė pėrfytyrohej si tmerrėsisht e frikshme si vendi i shpresės sė humbur pėrjetėsisht .Tė vertetėn e Hadit e sollėn ndėr njerėz I pari Herakliu qė arriti t’I sjellė Euristeut ,mbretit tė Mikenės Cerberin qenin trikokėsh qė e ruante fronin e Hadit nga besdia e shpirtrave ,kėngėtari Orfe I cili prej Hadit e fitoi mėshirėn pėr jetėn e Euridkės nuses sė tij tė re .Prej atje iku dhe Sizifi me dinakėri apo Tezeu I shpėtuar nga Herakliu.Sipas Homerit tek Iliada vizitor I asaj bote qe edhe Odiseja I cili pa Sizifin tė ngjiste me mundim shpatit tė thiktė shkėmbin e pėrbintė qė afėr majes I rrokullisej poshtė e qė ky prapė pėrpiqej tja arrinte qėllimit ,pa Tantalin qė pėrjetisht e torturronte uria dhe etja , pa Titinė qė dy shkaba I hanin mėlēinė. Nga njoftimet qe kemi nga te lashte thuhet, se Hadesi e ka patur seline e tij shume prane me te vellane Poseidonin dhe pikerisht pellgun e lumenjve te Epirit pellazg:
Akelou hyjnor ku pėrhyjnohej ( pėrjetėsia ) (Styks,Akellos,Aspropotamos,lumi i Bardhė) Arahti lumi harresės (Arahtos Letes) ; Luri lumi i pikėllimit (Luros); Akeroni lumi i vajtimit (Ėshtė kė roni),Aheros afėr Pargės,Piriflegetoni lumi i zjarrtė.
Hermesi qe hyjnija qe kryente edhe percilljen e shpirtrave te te vdekurve per ne mbreterine Hadit . Fillimisht shpirterat perhyjnoheshin tek lumi i Akelout -Styksi hyjnor per te fituar perjetesine ne Had,pinin ujin e harreses se jetes se tokes ne lumin e Letos(Araht).Cdo shpirt kishte me vete dhe nje monedhe me te cilen paguante Kerontin ,qe i shoqeronte me varken e tij nepermjet lumit Akeron per ne mbreterine e Hadit. Shpirterat ne Had trajtoheshin sipas miresise a mekateve qe kishin bere te zotet e tyre ne te gjalle.Gjyqin e shpitrave e kryesonte Thanatosi hyjnia e vdekjes qe pak rol luante ne mitet e te lashteve dhe kjo ishte e natyrshme askush nuk i ka thurur himne vdekjes .Gjyqi i shpirtrave ne Had nga nje korte hyjnore te perbere nga : -Erinitet (Eumenidet) hyjneshat e hakmarrjes(furite romane)bijat e Nates dhe te Kronit banonin ne eEreb dhe gjendeshin ne toke e i ndiqnin si mallkim mekataret per krime e tyer.Erinite qene :Alekto,Megera dhe Tisifona kishin pamje perbindeshi me veshtrime tmeruese me flatra te stermedha me kthetra bronxi ,me kurora gjarprinjsh ne koke dhe me pishtare per te dalluar fajtoret.
Me to fluturonin dhe shpirterat e viktimave te vrara nga te afermit ne lidhje gjinore dhe gjaku .Oresti,nenevrasesi, qe hakmeret per te jatin Agamemnonin( qe u vra nga e shoqja Klitemnestra(e ema e Orestit) dhe Egjisti djali i vellait )eshte mekatari qe ndiqet kembakembes prej tyre .Hakmarja nga nje detyrim fisnor, qe nga shekulli iV para e.r u shndrua ne nje detyrim ligjor te shtetit nepermjet gjyqtoreve .Qe nga ky shekull sidomos ne Atike ato u quajten Eumenide ,hyjnesha mireberese ,qe mbronin ligjin dhe moralin .Tek tragjedia e Eskilit “Eumenidet”tjetersohen ne linjen sinkretike , artistikisht , keto hyjnesha nga Erinite ne Eumenide ,-Gorgonat (guroseset qe te ngurosin ,Gurguret fjala qe ndoshta shpreh me sakt perfytyrimin e te lashteve per to)dhe ato ishin tri femra me permsa te perbindeshme ,motrat Stenoja ,Euriala dhe Meduza qe murosnin kedo qe ndeshnin ne veshtrimin e tyre .Ato ishin vajzat e Forkiut dhe motrat e Graieve, -Harpite perbideshe me trup shkabe dhe me fytyre gruaje , perfytyrime te shtrengates dhe te vdekjes ,shperbereset e jetes e duhma e tyre eshte ajo e ngordhesirave te dekompozuara ,ku jane te pranishme ato zoteron duhma e vdekjes Ato kishin pėr detyrė tėn shpinin shpirtėrat e tė vdekurve nė Had Ato janėn ndeshkueset e mbretit dhe tė magjistarit Fine Hyjnitė e kishin dėnuar Fineun me uri tė pėrjetėshme pėr shkak tė krimit qė ka kryeer ndaj tė birit nga martesa e parė.
Sa herė qė Fineu ulej nė tyezė Harpiet i shfaqeshin dhe vetėtimthi i hanin ushqimin dhe ēfarė tepronte ja fėlliqnin.Ishin djemtė e Boreut Kalaisi djhe Zeti qė i dhanė fund kėtij ndėshkimi kur erdhėmm nė Traki me argonautėt nė anijen Argo.Prej tė jatit ata kishin trashėguar krahėt ,kėshtu qė qer e mundur pėr t’i prritur nė ajėr Harpiet dhe pas njė pėlplasje titanike me to i pėr5zunė nė ujdhesat trofadike (nė detin Jon)Harpiet i shpėtoi hyjnesha Iridė qė solli vendimin e Zeusit qė nuk do t’i lejonte mė Harpiet tė mundonin Fineun . Si dhe me gjykates: Minosi mbreti i Kretes qe qe( fuqia e shtetit te Kretes ne mijevjecarin II para e.r,me te lidhet dhe kultura e vjeter e Kretes ,kultura Minoike,),i biri i Zeusit dhe Europes burri Pasifaje,i ati i Androgeut ,i Arjanes etjere Per vrasjen e Androgjeut ,ai u kerkoi athinasve si arac 7 djem dhe 7 vajza si ushqim per Minotaurin.Per urtesine dhe drejtesine qe e dalloi per gjithe jeten ,pas vdekjes u be gjykates ne Had sebashku me Eaku(e-aku eshte i drejti ,ep akun )biri i Zeusit dhe Egjines mbret ne ishullin e Eniopise qe e quajti Egjine .Ne te gjalle i nderuar nga perendite per drejtesine etij ,i caktuar edhe per te zgjidhur mosmareveshjet midis hyjnive dhe Radamanti (vellai i Minosit i dalluar per mencuri dhr drejtesi,i ngarkuar ne Had per te gjykuar shpirtrat e te vdekurve me prejardheje afrikane dhe aziatike).Mendimin qe kishin te lashtet per Hadin na e perciell mese miri Homeri tek Odisea ku hija e Akilit .te cilin e thirri Odiseja nga kjo mbreteri thote se eshte me mire te jesh argati i fundit ne toke se mbret ne mbreterine e Hadit.
Hestia
Hestia 470 para krishtit
Hestia( Heshtja ) hyjnesha e parė e linjės gjenealogjke Olimpine , me prindėr Kronin dhe Rean , njė nga motrat e Zeusit ishte mishėrim i vet qetėsisė Ajo ishte nje hyjneshė e virgjėr ,dhe nuk i pėlqente punėt e Afėrditės .Ajo asnjėherė nuk u skllavėrua nga dashuritė e hyjnive Posejdoni dhe Apoloni dėshironin tė martoheshin me tė.Hestia u refuzoi pa mėdyshje dhe duke prekur mendjen e Zeusit, u pėrbetua qė tė ishte e virgjėr pėr gjithėnjė. Virgjeria e Vestres (te romakėt) ėshtė me fame sidomos pėr qėndrimet e prera tė kohės sė beqarisė duke kryer detyrat misionet e saja tė shenjta .Pėr romakėt ishin fatėmira ato femra tė cilat mbanin tė pandal flakėn e Vestias ne nje tempull afer forumit Roman.Sipas rėfimet tradicionale cdo priftėresh e Vestias qe thyente betimin e beqarisė duhej tė digjej e gjallė.Ēliroheshin nga betimi I tyre vetėm nė ditelindjen e dyzetė. Nė kėtė rrethanė tė “ ēudidisė Vestia “ merr kuptim shprehja “jeta fillon ne tė dyzeta
Nė shkėmbim tė martesės pėr tė, Zeusi pranoi qė vendi i saj tė ishte nė qėnder tė shtėpisė. . Hyjnesha Hestia ishte pėrmbushėse e mirėsisė hyjnore pėr mbrojtjen e races njerėzore Hyjnesha Hestia me e pranėgjendur e njerėzve adhurohej si mbrojtėse e familjes dhe e qyteteve , mureve mbrojtėse te tyre. Tė gjithė e pranojnė se Hestja qe hyjnesha , qė zbuloi dhe u mėsoi njerezve se si mund tė ndėrtohen shtėpitė dhe tempujt .Ėshtė shumė e besueshme qė ajo tė qe e gjithė pushtetshme nė altarė e tempuj .
Pėr kėtė arėsye tė vdekshmit nuk shtronin asnjė gosti pa e pėrgėzuar nė fillim dhe nė fund Hestian.Ky fakt na bėn tė besojmė se pse ishte vendosur nė Elis nė qėndėr Nje virgjereshe e pavdekshme ajo ishte e pėrkushtuar veēanėrisht, nė roje tė shėndetit tė Olimpianeve .Kėtė pėrkushtim e pėrfituan edhe njerėzit prej tė cilėve nuk do tė ndahej kurrė. Hestia e pranishme nė jetėn njerėzore dhe kujdestarja e hirėtores sė zjarrtė do tė ishte edhe ndėrmjetėse hyjnore Ajo nuk i la kur hyjnite pa aromėn e kafsheve tė flijimit qė digjnin njerėzit pėr ta. Nė perfytyrimin e tė lashtėve ajo duhet tė kishte detyrėn tu shpinte ushqimin e preferuar hyjnive .Qėnia e saj qė shfaqet si njė figurine e zjarrtė ėshtė e pranishme dhe e patundur nė mendjen e ēdo vdektari..Ajo ishte qėndėrzuese e e jetes dhe shėndetit familjar te njerezve..Ne mitin Roman ,Hestia ishte e njohur si Vestia dhe shfaqet si veēanėrisht si kult popullor nė roje tė flakes sė shenjtė qė pėr Romakėt ishte forca thelbit tė jetės.
Hestja identifikohet nė tė gjithė arealin etrusko- pellazg si : hyjnesha e vatrės te iliro shqiptarėt ,si Istja nga grekėt ,si Vesta nga Romakėt ,si Iskra nga sllavėt, si Tabiti nga Skythianėt (nuk e hasin nė besimin Egjiptian),qė shėnjtėrohet qetėsisht nė hirėtoren e zjarrtė por edhe nė flakadanėt e pashuar tė tempujve.Nuk dyshojmė qė vatra ishte hirorja e zjarrtė mbi tė cilėn shenjtėrohej Hestia dhe tė tėra hyjnitė ku njerėzit besonin . Mbi vatėr flijoheshin sė pari pėr Hestian sakritė hyjnore e mė pas flijohej sakėr pėr hyjnitė e tjera,duke vazhduar padyshim me Zeusin pas saj. .Pėr kėtė arėsye dikush e mendon Hestian si shefen e pafjalė tė Olimpianėve .
Tė lashtėt mendonin se hyjnesha Hestja pėrkujdesej pėr ta pa bujė . Ata ja dedikonin kujdesit tė Hestias lėmin e dijeve dhe arritjet e qytetėrimit tyre ,dhe Prometeut si sjellsin sė dhuratės hyjnore ,zjarrit zeusian mundėsine e mbijetėses sė races njerėzore .Tė lashtėt u kujdesėn qe Hestja ta kishte pėrmendoren e vet si tė gjitha hyjnitė e tjera ,por pėrmendorja mė popullore qe fantastike ishte ajo e vatrės ,mbi pjedestalin e hirit tė pashkrehun shkėndijonte vazhdimisht flaka e prushit tė zjarrtė qė zgjatej drejt Olimpit si tym i bashkuar me sakrin e flive .Ajo ndihej e pranishme nė hapsirėn e altarėve here nė trajta tė tymta ,here nė tė fluidėta gjatė tė clirimit tė nxehtėsisė sė zjarrit dhe herė si thėngjij tė mbuluar nė hi , por qė asnjėhere nuk la tė shuhej kjo mrekulli hyjnore.
Nuk ėshtė e rastit qė vatra dhe mė vonė oxhaku pėrbėjnė dhe pjesėn mė tė rėndėsishme tė njė ngrehine banimi sė paku nga koha e Etruskėve sivėllezėrve tė pellazgeve hyjnor e nė vazhdim. Padyshim kėtė traditė do ta gjejme nė tė tėrė botėn pellazge kudo nė planetin blu ku shkeli kėmba dhe kudo ku gjeneruan jetėn nėpėrmjet pėrhapjes sė genit tė tyre, ngrehinave e nė qarkstrehimet(kėshtjellat) qė nuk reshtėn qerthullin e udhėsisė sė tyre nga Olimp-Dodoni nė Himalajė tė prirur nė kohe tė ndryshme nga Herakliu(Herkuli) ,Dionisi dhe Aleksandri I Madh .
Ajo nuk kėrkojė prej tyre lavde e mite edhe pse pa perkujdesjet e saj nuk do tė ishte e mundur vazhdimėsia e jetes njerėzore .Bashkė me Artemisėn do tė bėheshin mbrojtėse e ngjizjes dhe tė shtatzanisė te nėnat (amat) e reja .Hirtorja e shenjte e zjarrit zeusian pėr ēdo familje u shndėrua altarin (Atriumin ,lterin ) e sigurisė sė jetės njerėzore si nė shtėpi e nė tempuj . Zaharia Majami tek ‘’Fundi i misterit Etrusk ‘’ shkruan :
-Atriumi (Altari) ishte dhoma kryesore e banesės romake, i vendosur nė qėndėr tė shtėpisė ishte kthina mė e vlerė , sepse aty rueshin shėmbėlltyrat e etėrve me pamjen e maskave tė tyre , ky ishte altari i shpirtėrave mirėbėrės tė etėrve qė besohej se mbronin familjen dhe njėherazi qenė si dėshmi e vlerave morale tė shtėpisė.
Banesa romake ishte njė imitim i shtėpisė sė lashtė etruske , e cila ka pasur njė farė oborri tė brendshėm tė zbuluar ,prej ku dilte tymi i vatrės familjare. Pikėrisht nė kėtė kėthinė rueshin nė shenjtėrinė e tyre maskat e stėrgjyshėrve , qė i lėbynte tymi i vatrės sė shtėpisė ku digjej zjarri hyjnor(njė copėz diell nė qendėr tė shtėpisė qė adhurohej prej njerėzve tė cilėn e mbanin ditė e natė i pashuar.Familjet fisnike kishin njė adhurim tė veēantė pėr stėrgjyshėrit dhe etėrit e tyre dhe kjo qe pjesė e mburjes sė tyre . Fjala Atrium(AT +AM) (f 88-89,79) e ka prejardhjen te fjala etruske (adna) qė pėr mendimin tim ėshtė e pėrbėrė na dy rrėnjė te lashta ad-at dhe nan , qė nė pellasgjisht ,ilirisht dhe sot nė shqip kuptohen at +nan, qė ēuditėrisht me thjeshtėsinė e vet kupton ēiftin hyjnor i pėrjetėsisė njerėzore prindėrit . Fjala etrit (atrit) duhet tė jetė shumėsi i togfjalės etruske Etnam qė e gjejmė nė epigrafet e tumave dhe varreve etrusko-ilire qė sot nė shqip ka ka kuptimin prindėrit (et +am),pra dyshja gjeneruese e jetės,qė prej sė lashti krijon linjėn gjenealogjike .Ky fakt mė bėn tė besoj se , ndjenja e respektit ndaj pridėrve ndėr shumė popuj dhe nė veēanti ndėr shqiptar ėshtė po kaq e vjetėr dhe pėrbėn njė monument shpirtėror identifikues Kujdesej nė mėnyrė tė veēantė per njerezit e familjet e reja qė nė eksplorimin e tyre migronin pėr mbushur hapsirat boshe tė kontinenteve Euro-Afro-Aziatike E pa njohura ,shurdhėsia dhe heshtja jqenė bashkėudhėtare tė kėtyre eksploratorė tė parė .Heshtja , mendoj , ėshtė fjala e shqipes qė shpjegon mė sė miri etimologjinė e emrit tė hyjneshės Hestia.
Hyjnesha Hestia nuk ka si tė mos identifikohet me vatrėn e hirėtores sė zjarrtė , simbolin e mbrojtjes sė cilėsisė sė jetės,si dukuria e pėrpunimit dhe e transformimit tė vlerave materaile .Pa vatrėn e shenjtė vėshtirė se njerėzit do tė ishin nė gjendje tė ruani shėndetin e kėsisoj Hestia ishte hyjnesha e shėndetit . Hirore tė zjarrtė kishte ēdo vatėr e mėvetėsisė sė familjes ,njėsisė kombformuese dhe qytetėruse njėherazi.Hirtorja e zjarrtė u kthye nė kaminė tė pėrpunimit tė metaleve dhe tė dijeve njerėzore .Hirtorja e Zjarrtė mundėsoi dhe cilesinė e jetės dhe tė tė menduarit .
.Ajo eshte symbol I pandryshueshmerisė ,ajo kurrė nuk lėvizte nga pozicionin i vendit tė pėrcaktuar. Dhe qė nga ay cast nuk u pėrfshi nė asnjė veprim sepse ishte e perfshire ne misione te tjera nė nje rol qe e njėsonte veten e saj ne ēdo histori jetesėre . .Ne mitet lirshėm nėpėr univers , njė mishėrim i forcės dhe i lėvizjes hyjnore. Pastorėt e tempujve, nėn dritėn e zjarrit hyjnor ,tė vet Hestias, u predikonin adhuruesve dhe besimtareve ligjet,moralin,herarkinė hyjnore dhe qytetare,organizimin e familjes ,shoqėrisė dhe ngrehinave kėshtjella,por mbi te gjitha aty fiksohej ,jepej dhe trashėgohej pėrvoja pėr tė respektuar hyjnite e gjithėpushtetshme. Pėr kėto vyrtyte dhe shėrbesa ,hyjneshės Hestia, njerezit i blatonin dhurata dhe sakrifica ,sepse ajo qe roja e e thelbit tė jetės.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 04-02-2009 mė 19:32
Krijoni Kontakt